Një grua e quajtur Evi Kokalari u shfaq në takimet e Sali Berishës, duke dhënë garanci të çuditshme në emër të Donald Trump. Ndoshta do kalonte pa u vënë re sikur të mos ishte mbiemri i saj, Kokalari që tërheq vëmendjen.

DITA intervistoi Geri Kokalarin lidhur me këtë personazh. A ka mundësi zonja Evi Kokalari që të shpëtojë Sali Berishën nga përballja me Departamentin Amerikan të Shtetit? – ishte një nga pyetjet tona.

Kokalari përgjigjet me ironinë e tij të njohur:

– “Unë mendoj se më shumë shanse ka që ajo të bëhet presidentja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara. Berisha tani po vepron si një kafshë e plagosur që gulçon për ajër. Për të qenë të qartë, Trump dhe partia republikane nuk kanë asnjë fuqi të anulojnë sanksionet e Departamentit të Shtetit ndaj familjes Berisha.

Berisha dhe Trump të dy janë të njohur për shaka irracionale, mospërputhje faktike dhe sjellje egocentrike, por Trump mbetet një faktor politik ndërsa Berisha nuk është as një puçërr në bythën e Trump-it”

Kokalari shpjegon dhe historinë e familjes së Evi Kokalari dhe nder te tjera thotë:

“Evi Kokalari ka të drejtë të ndihet krenare që ndan mbiemrin e familjes Kokalari me Musinenë, dhe nuk e përjashtoj mundësinë që ndonjë keqinterpretim mund të jetë pjesë e manipulimeve të Berishës. Sidoqoftë, nëse ajo po përpiqet në një farë mënyre të shijojë shkëlqimin e Musinesë si një heroinë kombëtare për të çuar përpara interesat e Sali Berishës, një njeri që ka bërë më shumë për të minuar demokracinë e Shqipërisë se çdo person tjetër, unë do ta konsideroja këtë blasfemi dhe një turp për emrin e familjes sime”.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në DITA print.