Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian ka rënë dakord me homologun turk Mevlut Cavusoglu për hapjen e një zyre të Iranit në Ambasadën turke në Tiranë.

Mediat iraniane shkruajnë se ky seksion do të përfaqësojë interesit iranianë në Shqipëri, në mungesë të marrëdhënieve diplomatike me Tiranën. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, si pjesë e një bisede telefonike me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu, Amir-Abdollahian falënderoi gjithashtu qeverinë turke për mbështetjen e saj në këtë drejtim.

Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet e saj diplomatike me Iranin në shtatorin e kaluar, duke akuzuar Republikën Islamike për sulme kibernetike. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Iranit kanë qenë të tensionuara prej vitesh për shkak të pritjes në Shqipëri, Organizatën e grupit opozitar Mojahedin-e Khalq (MEK).