Disa nga sulmet që po shoh dhe dëgjoj t’i bëhen Belind Këlliçit – që në fakt janë përqeshje dhe përçmime me natyrë rrugaçërie banale raciste po nxjerrin në dritë zgjyrën populiste-fashiste të asaj që pretendon të pranohet si politikë e normalizuar në Shqipëri.

Janë nga ato bullizma dhe arroganca të vetvetishme prej të forti qurrash të lagjes që më bëjnë të ndiej turp të thellë identitar, ashtu vetvetiu. Për një kulturë të ndërveprimit publik dhe social kra-kra, të ngecur në periferi të të gjitha perandorive të mundshme.

Sa më lart nuk duhet lexuar si pozicionim politik imi ndaj zgjedhjeve lokale në Tiranë dhe gjetiu. Personalisht, nuk besoj që një forcë politike që ende i referohet Sali Berishës, mund të ketë ndonjë të ardhme çfarëdo në shoqërinë shqiptare.