Personat që kanë punuar në ish-kooperativat bujqësore por që nuk I vërtetojnë dot vitet e punës tashmë do t’u ofrohet një zgjidhje.

Dy deputetë socialistë, Ilir Beqja dhe Paulin Sterkaj kanë propozuar një projektligj i cili ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi të kohës së punësimit në ish-kooperativat bujqësore për të cilat është djegur dokumentacioni arkivor i vjetërsisë në punë.

Socialistët kanë parashikuar tre kritere mbi të cilat do të bëhet vërtetimi nëse një persona ka qenë realisht punonjës në kooperativa apo jo.

Kriteri I parë është që personi të mos qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie. I dytë të mos ketë qenë për fitues i pensionit të invaliditetit të plotë dhe e treta, të ketë qenë banor I territorit në të cilin ka shtrirë aktivitetin e saj ish-kooperativa bujqësore.

Për të shmangur abuzimet, ligjvënësit socialiste kanë vendosur një klauzolë që deklarimi i rremë i kohës së punësimit pranë ish-kooperativave bujqësore nga personat kërkues, përbën vepër penale.

Efektet financiare të kësaj nisme nuk janë të parashikuara por pritet të shkaktojnë debate politike pasi vjen si propozim në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.