Vazhdon jehona e skandalit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ku përmendet edhe emri i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Një rrëfim ekskluziv për gazetën “SOT”, ka sjellë detaje sa i takon kësaj çështjeje edhe gazetari i njohur, Robert Papa, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Papa ka zbuluar se Mcgonigal pritet t’i konfiskohen pasuritë dhe pronat e korrupsionit. Sipas Papës ai do bashkëpunojë me qeverinë lidhur me gjyqin në Uashington. Gazetari ka treguar dhe surprizat e hidhura që e presin kryeministrin Rama.

Të martën e kaluar, përsëri McGonigal ka qenë në gjykatën e Nju Jorkut, ku është njohur zyrtarisht me akuzën, ku ai u shpall vet-fajtor.  Prokurori Damian Uilljams, ka paraqitur me shkrim në Gjykatën e Distriktit Jugor të Nju Jorkut, Informacionin S1 23 Cr. 16( JHR). Akuza e Prokurorit është: Konspiracion. 1.Së paku ,rreth pranverës 2021, deri ose duke përfshirë, së paku nëntorin e vitit 2021, në Distriktin Jugor të Nju Jorkut, ose edhe gjetkë, Charles Mcgonigal,i akuzuari, si dhe të tjerë të njohur dhe të panjohur, me vullnet dhe dijeni të kombinuar, ranë dakord në konspiracion me njëri-tjetrin, të shkaktonin dëm ndaj SHBA të shkelnin, dhunonin Aktin e fuqisë Ekonomike Ndërkombëtare të Emergjencës (“ IEEPA”) në dhunim të 50. U.S.C&1750 të urdhrave Ekzekutivë 13660, 13661 dhe 13662 si dhe 31. C.F.R&589.201: edhe pastrim parash, duke dhunuar 18/U.S.C&1956 (a)1B(i). 2. Ishte pjesë dhe objekt i këtij konspiracioni që CHARLES MECGONIGAL, i pandehuri, dhe të tjerët, të njohur dhe të panjohur, do të bënin dhe do të dhunonin me dëshirë, apo duke u përpjekur të dhunonin dhe të shkaktonin shkeljen e licencës, rendit, rregullave dhe ndalimet e deklaruara nga IEEPA. 3. Ishte më tej, pjesë dhe objekt e këtij konspiracioni, që Charles Mcgonigal, i pandehuri, të tjerë, të njohur ose të panjohur, duke ditur se pronat e përfshira në një transaksion financiar përfaqësonin dhe kryen disa forma të një veprimtarie të paligjshme, dhe kryen dhe u përpoqën të kryenin transaksion financiar që ndikoi në tregtinë e brendshme dhe të jashtme duke përdorur institucionet financiare, çka ishin aktivitete të paligjshme, duke dhunuar IEEPA, duke ditur që transaksioni ishte dezinjuar të fshehte natyrën e veprimit, vendndodhjen , burimin, pronarët dhe kontrollin e procedimit të një aktiviteti të specifikuar të paligjshëm, në dhunim të 18 U.S.C 1856(a)(1)(B)(i)

Veprime të tepruara

Si pasojë e konspiracionit, Veprimet e Tepruara , më poshtë, u kryen nga Charles Mcgonigal, i akuzuari si dhe të tjerë, të njohur e të panjohur në Distriktin Jugor të Nju Jorkut, por edhe gjetkë: a)Rreth gushtit 2021 deri afro ose  në nëntor 2021, McGonigal dhe të tjerë duke vepruar për llogari të Oleg Deripaskës, të cilin Departamenti i Thesarit i SHBA, Zyra e Kontrollit te Aseteve të Huaja, e kishte ndëshkuar si i Dezinjuar Specifik Kombëtar më 6 prill 2018: kërkoi të mbledhë  informacione nënçmuese rreth një rivali të Deripaskës, në dhunim të IEEPA. b)Nga, ose  në gusht 2021 deri afro ose në nëntor 2021, McGonial dhe të tjerët morën dhe fshehën pagesa nga Deripaska mes dy Korporatave, asnjëra prej tyre regjistruar me emrin e McGonigalit ose të Deripaskës. Në një përpjekje te fshinin që pagesat kishin ardhur nga Deripaska

Akuza për konfiskimin

5. Si rezultat i shkeljeve të ligjit te akt-padia, te Akuza e parë e këtij Informacioni, i akuzuari Charles Mcgonigal, do humbasë dhe duhet t’i dorëzojë SHBA, të gjitha pronat, të patundshme dhe personale, të bëra ose si rrjedhojë nga procedimi me lënie gjurmë te komisionet e shkeljeve të akuzuara te akuza një. 6. Nëse një nga pronat, e përshkruar më lart, që janë objekt i dorëzimit ( marrjes) a)nuk mund të lokalizohen mbas jo zellit të duhur: b) janë transferuar ose shitur, apo depozituar te palët e treta c)Ose janë dërguar jashtë Juridiskonit të kësaj Gjykate d) janë zvogëluar shumë në vlerë; ose e) janë ngatërruar me prona të tjera që nuk mund të ndahen pa vështirësi: është synimi i SHBA, sipas Titullit 21, Kodit  të SHBA, Seksioni 853 de Titullit 28, Seksioni 2461, të kërkojë marrjen të çdo prone tjetër të të akuzuarit me vlerën e pronave të përfituara të përmendura më lart.

Lidhja me Shqipërinë

Më 13 shator do jetë seanca e radhës në Uashington. Nuk mbaron këtë muaj. McGonigal ka pranuar të bashkëpunojë me qeverinë. Pra, është gati të tregojë  dhe të ndihmojë për thellim hetimesh dhe gjetje të pronave dhe llogarive bankare që kanë rrjedhur nga veprimtaria e tij e paligjshme. Në disa shkrime në Uashington Examiner, ka akuza për miliona dollarë ndaj oligarkëve të Ramës por edhe në Kosovë. Gjyqtarja Jennifer Rearden, i ka thënë se McGonigal po ndiqet penalisht në Uashington DC, ku ai akuzohet se ka marrë ryshfet 500 mijë dollarë të ndihmonte të mundësonte një takim me zyrtarë të qeverisë dhe të OKB-së. Gjyqtarja  Rearden tha se dënimet e McGonigal mund të jenë të njëpasnjëshme. Jashtë Gjykatës, avokati i McGonigal, Seth DuCharme tha se “Ai kishte re të zeza mbi kokë ,gjatë gjithë kësaj kohë. Shpresojmë se retë kanë filluar të ikin, sikur edhe pak.” Kur e kanë pyetur nëse Marrëveshja,  si i vetshpallur fajtor, ka si detyrim bashkëpunimin me qeverinë, DuCharme u gjej se: “Marrëveshja është marrëveshje.”

Hetimet

Këto, dy tentativa për gjyq dhe si veprohet në SHBA, do ishin një shembull për SPAK në Shqipëri: Konfiskim dhe sekuestrim pasurish të vjedhura mes korrupsionit. Pa patur gjyq, hetimet vazhdojnë. Në Nju Jork dënimi do jepet në dhjetor ndërsa në Uashington, ende nuk është vendosur se si do jetë marrëveshja dhe se ku do vetëshpallet fajtor McGonigal. Ka shumë gjasa se Duçka ka pasur rol te hetimet dhe lidhjet e Duçkës me Hunter Biden  kane ngritur dyshime të mëdha. Rama do zbresë në JFK, sepse do marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. A do ketë të papritura ndaj tij? A do lejohet vetëm brenda Manhatanit? Apo do mjaftohet vetëm me puthjet me “mendje-femrën” Aleksi Sorosh? Rama nuk mund të rrijë dot pa kaluar nga “sarajet” në Staten Island apo në ato skuta të lobit grek,ku gjithmonë pikaset duke drekuar apo darkuar me velodonzinjtë e Kishësh Ortodoske greke në Nju Jork. Ndalesa në Nju Jork, një ditë pasi McGonigal do jetë përballë gjykatëses në Uashington DC, është rastësi, por “shoroshdashuria”-Fuga e mban mend se si u ndalua deputeti i Ramës për 3.5 orë në JFK kur kishte sjellë cash për fotot me Obamën… Kandili i Ramës po shuhet. Pastrimi i parave nuk e shpëton dot edhe sikur te verë bast me stil vjenez ndaj të ardhmes së tij të errët dhe një tmerri pa fund.