Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 12 956 raste të reja me koronavirus, ndërsa viktima janë 336.

Kjo mësohet nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqinj, ku në 310 994 testime të kryera, norma e pozitivitetit u rrit në 4.1% nga 3.9% që ishte një ditë më parë.

Aktualisht në Itali janë 410,111 raste pozitive, ndërsa ata të shëruar janë 2165 817.

Numri i pacientëve të pranuar në kujdes intensiv është 2128, 12 më pak se dje, megjithë 155 hyrje të reja. Viktima totale të koronavirusit deri më tani në Itali janë 92 338. Valle d’Aosta është i vetmi rajon që nuk regjistron viktima.