Trajneri i Italisë Roberto Mancini ka shpërndarë listën e 28 futbollistëve të përzgjedhur për kampionatin europian.

Lista për t’ u quajtur definitive i duhet të presë 1 qershorin, kur do të ikin edhe dy emra të tjerë, por gjithsesi nuk munguan disa surpriza edhe në 28 të përzgjedhurit, ose më mirë në të ”përjashtuarit”.

Vërehet në veçanti mungesa e një lojtari të shpejtë si Manuel Lazzaari i Lazios, i një talenti në mesfushë si Castrovilli i Fiorentinës, portieri ndoshta më i mirë i kampionatit për performancë, ai i Cagliarit Alessio Cragno, si dhe sulmuesi i Paris Saint Germain gjysëmfinaliste në Champions, Moise Kean.

Më 11 qershor Italia do të përballet me Turqinë në ndeshjen e parë të Europianit, në stadiumin “Olimpico” të Romës.

28 italianët e thirrur nga Roberto Mancini:

Portierët: Gianluigi Donnarumma (Milan), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Torino).

Mbrojtësit: Francesco Acerbi (Lazio), Alessandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Emerson Palmieri (Chelsea), Alessandro Florenzi (Paris Saint Germain), Gianluca Mancini (Roma), Leonardo Spinazzola (Roma), Rafael Toloi (Atalanta).

Mesfushorët: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Jorginho (Chelsea), Manuel Locatelli (Sassuolo), Lorenzo Pellegrini (Roma), Matteo Pessina (Atalanta), Stefano Sensi (Inter), Marco Verratti (Paris Saint Germain).

Sulmuesit: Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Juventus), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Matteo Politano (Napoli).