Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK.

Ndërsa është vendosur arrest shtëpie për Alma Kaçin, gruan e video-skandalit.

Në dëshminë e saj, Alma tha është takuar vetëm dy herë me Gjicin, ku herën e parë i ka prezantuar projektin për qentë dhe sipas saj është ndjerë e ngacmuar seksualisht nga vetë ai.

Ajo u shpreh se pranoi seks oral me dëshirë, pasi mendonte që ai e donte.

Gjici akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”, pasi në videon e plotë të publikuar ishte biseda e tij me Almën që kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve.