Ish-anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka kërkuar që selia blu të dalë me një qëndrim të qartë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Duke e cilësuar një vendim historik, ai thotë se është momenti për të folur dhe se duhet të ketë vendime surpizë për një çështje që lidhet me fatin dhe të ardhmen e partië.

Sipas Kadillit, zvarritja është e patolerueshme, ndërsa shton se kryedemokrati Lulzim Basha po e lë PD në “kryqëzime të rrezikshme politike”.

Duke e konsideruar përgjegjësi të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar, ai thotë se duhet të bëhet i qartë vendimi për Berishën. Pas shpalljes “non grata” të këtij të fundit shumë demokratë kanë kërkuar distancimin e partisë nga ish-lideri i saj.

Berisha duket se nuk do të tërhiqet nga mandati i deputetit që ka fituar më 25 prill, pavarësisht qëndrimeve kundër tij.