Parandalohet një krim i rëndë në një familje në Kombinat. Burime zyrtare nga policia, në kuadër të operacionit të koduar “Afternoon”, arrestuan 41-vjeçarin Julian Xhima.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë arrestuar 41-vjeçarin, ndërsa kanë sekuestruar një kallashnikov.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Afternoon”. Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohet një ngjarje kriminale në familje.

Vihet në pranga 41-vjeçari që kanosi me armë zjarri, familjarët e tij.