Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin me vdekjen e të riut në autostradën në zonën e Astirit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se është arrestuar shtetasi P. M. (M)., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar.

Sipas policisë, viktima është ende i paidentifikuar, teksa nga pamjet shihet se është relativisht i ri.

Ky aks sipas qytetarëve është tepër problematik për banorët pasi nga Dogana deri te zona e njohur “Rrethi Astirit” nuk ka mbikalime.