Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka shfaqur probleme me shëndetin.

Alla është transferuar në spitalin e burgut.

Nga shtrati i spitalit, Alla ka apeluar për lirimin e tij nga qelia.

Ai është shprehur se ka probleme me zemrën dhe ka kërkuar një masë më të butë sigurie. Sot, në orën 15:00, Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Aida Dollani do të vendosë nëse do e pranojë kërkesën e Allës.

Alla akuzohet për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Ish-kryebashkiaku, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.

Lefter Alla u arrestua bashkë me 12 persona të tjerë përfshirë dhe nënkryetaren e Bashkisë së Bulqizës.