Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit. 55-vjeçari Rakip Rroli është vrarë me armë zjarri. Po ashtu mësohet se ai njihej dhe me emrin Pilot.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Laçit në vendin e quajtur Sanxhan.

Viktima është biznesmen dhe ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij dhe është qëlluar me armë zjarri.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, po ashtu janë ngritur pika kontrolli dhe në ndihme të policisë vendore janë nisur edhe dy grupe të FNSH.