Një prej pronave të sekuestruara një grupi kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge i ka kaluar shtetit shqiptar. Lajmin e konfirmon vetë Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), e cila ka publikuar dhe fotot e hotelit luksoz me vlerë 5 milionë euro që tashmë i ka kaluar shtetit.

“Kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 (Pesë) Milion Euro i kalon shtetit shqiptar!
Hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge”, deklaron SPAK.

Bëhet fjalë për “Ador Resort”, ndaj të cilit Gjykata për Krime të Rënda vendosi në shkurt 2019 masën e sekuestros preventive. Ky hotel është në pronësi të shtetasi Admir Hoxha, i konsideruar si truri i laboratorit të heroinës në Has.