Prokurori i Specializuar tha se rasti ndaj ish-katër krerëve të UÇK-së ka të bëjë me ta, e jo me gjithë UÇK-në.

“Kjo çështje gjyqësore nuk kërkon të procedojë UÇK-në dhe nuk akuzon të gjithë anëtarët e saj. Akuzat ngrihen kundër katër vetëve. Shumica e anëtarëve të UÇK-së nuk kishin të bënin fare me krimet për të cilat është ngritur aktakuza”, tha Alex Whiting.

Ai tha se një prej çështjeve më të ndjeshme të këtij rasti ka të bëjë me frikësimin e dëshmitarëve. Sipas tij, disa prej dëshmitarëve që do të paraqiten në seancë gjatë procesit gjyqësor do të kenë “frikë” që të tregojnë për ato që kanë përjetuar.

Prokuroria e Specializuar tha se përmes provave do të dëshmojë se UÇK-ja kishte hierarki dhe se të katër të akuzuarit kishin autoritet në Shtabin e Përgjithshëm.

Prokurori Alex Whiting, tha se Hashim Thaçi gjatë marrjes në pyetje në Hagë ka dëshmuar se Shtabi i Përgjithshëm ka qenë “jofunksional” dhe vetëm “në letër”. Megjithatë, ai tha se këto pretendime do të hidhen poshtë gjatë gjykimit.

Ndërkaq, prokurori i specializuar Matthew Halling, dha një historik se si u krijua UÇK-ja. Ai tha se UÇK-ja buroi nga Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) që “besonte se liria për shqiptarët mund të fitohej vetëm përmes forcës” dhe ishte në kundërshtim me politikën që ndiqte LDK-ja, që ishte rezistencë paqësore.

Ai po ashtu përmendi disa prej deklaratave të bëra nga të pandehurit më herët në media, lidhur me Shtabin e Përgjithshëm dhe vetë UÇK-në, duke prezantuar edhe intervista të dhëna për gazeta të ndryshme.

Thaçi, Veseli dhe Selimi, sipas prokurorisë, themeluan “Shtabin e Përgjithshëm dhe e nisën këtë ndërmarrje të përbashkët kriminale” dhe Krasniqi ishte anëtar i drejtorisë politike.

Mbrojtja e të pandehurve më herët ka thënë se UÇK-ja nuk kishte organizim