Rama ironizon Bashën me mesazhin për Nënë Terezën e Migjenin

Rama ironizon Bashën me mesazhin për Nënë Terezën e Migjenin
Kryeministri Edi Rama ka përdorur mesazhin në kujtim të Nënë Terezës dhe Migjenit për të ironizuar kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.Në një mesazh në Facebook, që në pamje të parë duket thjesht si një përkujtim për Nënë Terezën dhe Migjenin, Rama përmendi një prej personazheve të Migjenit, ‘Lulin e vocërr’:

“Të dy e donin me përvuejtni Lulin e Vocërr, ajo i fërkonte kokën për t’i lehtësuar dhimbjen, ndërsa atij i ngriheshin flokët përpjetë prej dhimbjes së tij.”

Kryeministri Rama i është referuar dhe herë të tjetër kreut të opozitës si ‘Luli i vocërr’, personazhi i famshëm i Migjenit, djali i varfër me këpucët e grisura, të cilin nuk e afron asnjë.

Në vitin 2017, nga foltorja e kuvendit, Rama e quajti Bashën ‘një kopje e pagëlltitshme e Lulit të vocërr’. Ai vazhdoi më tej duke thënë se “Luli i vocërr” tenton të imitojë ish-kryetarin e PD, Sali Berisha.

Por sipas kryeministrit, Basha mbetet sërish i “vogël”. “Lulin e vocërr” e bëri Migjeni, ty të ka bërë Saliu, Lul”, u shpreh Rama.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi