Lionel Messi përdori burofax për të njoftuar dëshirën e tij për të ndërprerë marrëdhëniet me Barcelonën duke përdorur klauzolën e njëanshme të pranishme në kontratë.

“Përmes kësaj letre, unë, Lionel Andrés Messi Cuccitini, me DNI XXXXX, kërkoj që të ndërpritet kontrata e marrëdhënies së punës që aktualisht kam në klubin tuaj të shquar, bazuar në klauzolën numër 24 që më lejon të shfrytëzoj atë fuqi.

Vlerësoj të gjitha mundësitë për rritjen personale dhe përgatitjen profesionale që më janë ofruar gjatë kohës që kam punuar.

Mësime që më lejuan të konsolidoj profilin tim teknik dhe njerëzor; por për arsye personale, këtë vendim të vështirë shpresoj se do ta marrë bordi drejtues në mënyrën më të mirë “.

Lionel Messi

Çfarë është burofax?

Burofax është një shërbim i ofruar nga Shërbimi Postar i Spanjës (Correos) për dërgimin e dokumenteve kur është e nevojshme të vërtetohet se dokumenti është dorëzuar. Përdoret gjerësisht aty ku dërguesi duhet të jetë në gjendje të vërtetojë me ligj që marrësi e ka marrë dokumentin në një datë të caktuar. Burofax në shumicën e rasteve inkurajon fillimin e veprimeve juridike dhe bëhet dëshmi përpara një gjykimi të mundshëm pasues.

Mund të dërgohet me faks, personalisht në një zyrë postare ose on-line në faqen e internetit të Shërbimit Postar Spanjoll.

Pse Messi përdori një burofax për t’i thënë Barcelonës që po largohej?

Mesi kërkon që të vihet në zbatim klauzola në kontratën e tij që e lejon atë të largohet nga klubi një vit para se ti përfundojë kontrata. Klauzola e largimit të Mesit është 700 milionë euro, por sulmuesi mund të largohet falas. Afati i fundit ishte deri më 31 maj, megjithatë avokatët e Messit po argumentojnë se zgjatja e sezonit për shkak të koronavirus do të thotë se ai kishte në dispozicion një periudhë më të gjatë në të cilën mund të prishte marrëveshjen.

Sipas këtij argumenti Messi duhej t’i thoshte Barcelonës që po largohej para se të përfundonte sezoni – për të cilin avokatët e tij me sa duket pretendojnë se daton me fundin e Champions League, me finalen që u mbajt në 23 gusht. Duke përdorur burofax Messi është në gjendje të provojë se i kërkuar Barcelonës në një datë të caktuar (thuhet se ishte 20 gusht) se ai po ushtronte të drejtën e tij për të prishur kontratën. Nëse çështja përfundon në gjykatë, avokatët e Messi do të jenë në gjendje të përdorin burofax për të provuar se Barcelona ishte njoftuar për vendimin e Messit.