Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 70 milion € për të ndihmuar në financimin e marrjes së vaksinave kundër COVID-19 nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Verhelyi tha se gjatë gjithë pandemisë, BE-ja ka treguar që ne e trajton Ballkanin Perëndimor si partnerë të privilegjuar.

“Ne vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë edhe në rastin e vaksinave, duke marrë hapa për të mundësuar një fillim të shpejtë të fushatave të vaksinimit për stafin kritik dhe grupet më të prekshme në rajon në fillim. Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar në përfundimin e pandemisë dhe fillimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor“, shkroi komisioneri.

Paketa do të shpërndahet në formën e granteve që do të ndihmojnë në mbulimin e kostos së vaksinave për grupet prioritare në rajon, si dhe pajisjet e nevojshme të vaksinimit. Kjo do t’i mundësojë Ballkanit Perëndimor të blejë një numër vaksinash me gjashtë prodhues me Shtetet Anëtare të BE.

Komisioni dhe Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve po ndihmojnë gjithashtu rajonin në finalizimin e strategjive të vaksinimit në përputhje me rekomandimet e Komisionit për të siguruar përgatitjen e duhur të fushatave dhe administrimin e vazhdueshëm të vaksinave.