Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit për pezullimin e dënimit me burg.

Ish-ministri i Brendshëm kërkoi lirimin nga burgu me argumentin se i rrezikohej jeta.

Vendimi i GJ.K.K.O: Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Saimir Tahiri, për pezullimin e ekzekutimit të vuajtjes së dënimit me burgim, dhënë me vendimin nr. 3 datë 04.02.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Saimir Tahiri është duke vuajtur dënimin me 3 vite e 4 muaj heqje lirie në burgun e Fierit. Gjykata e Posaçme e Apelit dha vendimin e formës së prerë për ish-ministrin dhe e gjeti fajtor atë për “Shpërdorim detyre”.