Kontrolli i Lartë Shtetëror ka publikuar një auditim të bërë për veprimtarin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ku janë konstatuar mangësi në zbatim të dispozitave ligjore në fuq.

Sipas KLSH mangësit më të mëdha janë shfaqur në përcaktimin e buxhetit dhe realizimin e tij, që përfshijnë: pagesën e kostove për shërbim të pakryer dhe shpenzime të pa ndodhura për shërbimin parësor për kontrollin bazë CHECK-UP dhe trajtimin e këtij shërbimi me TVSH, duke i sjellë shtetit një kosto shtesë.

Po ashtu në kontratën koncensionare “Për ofrimin e hemiodializës” në 5 rajone të vendit ka mospërputhje midis realizimit të shërbimit dhe likuidimit të tij dhe vijohet të paguhen kosto për shërbim të pakryer dhe shpenzime të pa ndodhura, duke i sjellë buxhetit një kosto shtesë, duke specifikuar që këtë shërbim e ka rënduar këtë vit ekzekutimi i vendimit gjyqësor prej 115.5 milionë lekë, ku fatuart janë lëshuar edh epse puna nuk kishte filluar ende.