Qeveria e Kosovës miratoi sot draftin e Strategjisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se më këtë dokument do të përcaktohen objektivat kryesore për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Ndërsa, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se kjo strategji është hartuar duke u bazuar në interesat shtetërore.

“Objektivat e strategjisë së mbrojtjes janë hartuar duke u bazuar në interesat shtetërore. Duke pasur parasysh që kjo strategji ofron drejtimin kryesor për t’i përballur rreziqet ndaj Kosovës, ju rekomandoj për aprovim”- ka thënë ai para kabinetit qeveritar. Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në tetor të vitit 2022 Strategjinë për Sigurinë e Kosovës, 2022-2027.

Strategjia e Mbrojtjejs është një nga dokumentet orientues për arkitekturën e sigurisë së Kosovës, në raport me aleatët, partnerët dhe ekspertët e fushës së mbrojtjes dhe sigurisë.

Ndërkohë Republika e Kosovës po mirëpret 25 shtete partnere me mbi 22.000 ushtarë për “Defender 23”, ku edhe ushtria e Republikës së Kosovës është gati t’i bashkohet familjes së madhe të NATO-s përmes stërvitjes dhe programeve.

Në këtë kontekst, Ministri Armend Mehaj ka treguar se di të drejtojë një institucion kompleks si ministria e Mbrojtjes, duke deleguar detyra dhe treguar përgjegjshmëri në ushtrimin e detyrës së lartë shtetërore.

Sipas sondazheve të publikuara nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Insitutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Forca e Sigurisë së Kosovës e drejtuar nga ministri Mehaj është organizata me nivelin më të lartë të besueshmërisë nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës perceptohet edhe nga ana e qytetarëve si organizatë që përmbush në plotni mision e saj kushtetues në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen territoriale.

Ndër të tjera Ministri Mehaj ka treguar çuar përpara edhe një detyrë patriotike të nderimit të familjeve të dëshmorëve për liri të ushtarëve të UÇK të rënë në betejat për çlirimin e Kosovës. Ai ka vizituar qindra familje duke përkujtuar sakrificën sublime të qytetarëve më të mirë të Kosovës.