Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Mustafa Şentop, dhe delegacioni i tij shoqërues parlamentar viziton sot Tiranën në një qëndrim dy-ditor.

Takimin e parë me përfaqësues të politikës shqiptare, ai do ta ketë me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi në orën 10:30 që do të pasohet nga një drekë nderi.

Po sot pritet te takohet edhe me presidentin e Republikës dhe Kryeministrin për të vijuar nesër me ditën e dytë të vizitës në qytetin verior të Shkodrës.

Vizita e Sentop në vendin tonë vjen në një kohë kur Turqia është angazhuar në ndërtimin e spitalit të ri të Fierit.