Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi sot se institucioni i vetëm që depoziton kallëzime është Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në të njëjtin aktivitet, drejtuesi i KLSH-së, Arben Shehu u shpreh se SPAK gjatë kësaj periudhe ka rritur besimin e institucioneve ndërkombëtare, por edhe të qytetarëve.

“Prokuroria Speciale është sot struktura hetimore elitë e shtetit shqiptar. Ajo është produkt i punës së institucioneve shqiptare nën mbështetjen e madhe të institucioneve ndërkombëtare dhe partnerëve të shtetit shqiptar. Përgjatë kësaj periudhe ajo ka arritur që jo vetëm të përballojë nevojat e shoqërisë shqiptare por jam i sigurt se ka justifikuar e rritur besimin dhe të institucioneve ndërkombëtare. Stafi i prokurorëve të drejtuar nga z. Altin Dumani vjen si pjesë e një rrugëtimi prej vitesh në sistemin e drejtësisë. Eksperienca e tyre së bashku me nivelin e lartë profesional është bërë një produkt i vërtetë besimi për shoqërinë shqiptare” – tha Shehu.