Kryeministri holandez Mark Rutte do të vizitojë nesër Shqipërinë për të rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen e Holandës në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sipas axhendës së zbardhur, Rutte fillimisht do të pritet nga kryeministri Edi Rama me të cilin dot zhvillojë një takim, më pas janë delegacionet Holandë-Shqipëri që do të mblidhen, për t’u finalizuar me një konferencë të përbashkët për shtyp mes Ramës dhe kryeministrit holandez.

Agjenda:

“Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, njoftonte Edi Rama në 24 shtator 2021.

Së fundmi është zbardhur edhe agjenda e Rutte në Tiranë:

Agjenda e vizitës së Kryeministrit të Holandës Mark Rutte në Shqipëri

11.20  – Ceremonia e mirëseardhjes (Blv “Deshmoret e Kombit”, hyrja kryesore e Kryeministrisë) (Sinjalin me frekuenca satelitore, Facebook dhe YouTube)

11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte (Plane Video + FOTO me ëetransfere)

11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri (Plane Video + FOTO me ëetransfere)

12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte (vendi: Salla kryesore COD) (Sinjalin me frekuenca satelitore, Facebook dhe YouTube)

14.00 – Vizitë në ambjentet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie (Sinjalin në Facebook dhe YouTube)