Kreu i qeverisë së Kosovës Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kryeministri i Kosovës bën me dije se ka vetëm kollë të lehtë, ndërsa thotë se do të vetë izolohet për dy jave.

Postimi i plotë:

Të nderuar,

Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia.

Avdullahu