Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar te dielen një takim me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Është hera e gjashtë që shefi i diplomacisë së qeverisë greke mbërrin në Kosovë, duke theksuar marrëdhënien e ngushtë dhe pritshmëritë e dy vendeve.

Kreu i qeverisë së Kosovës thekson se në takim me ministrin e Jashtëm grek diskutuan për avancimin e marrëdhënieve të të dyja shteteve, si dhe për pritshmëritë e Kurtit për takimine 18 marsit, në Ohër, me Presidentin serb, Vuçiç.
“Diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe perspektivat për avancimin, themelimin dhe fuqizimin e tyre”. u shpreh Kurti.

Kryeministri Kurti i shprehu edhe një herë ngushëllime ministrit Dendias dhe popullit grek për jetët e humbura në aksidentit tragjik për shkak të përplasjes së dy trenave që ndodhi në Greqi në javën e parë të marsit
“Diskutuam për marrdhëniet bilaterale Kosovë-Greqi, se si mund t’i përmirësojmë ato në të gjitha sferat, por njëkohësisht edhe për zhvillimet në rajon përfshirë këtu edhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do ta ketë takimin e radhës të nivelit të lartë në Ohër të Maqedonisë së Veriut të shtunën e ardhshme. Greqia është një mbështetëse e liberalizimit të Kosovës, e integrimit evropian dhe gjithashtu e normalizimit të plotë të marrëdhënive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pra, ne gjithmonë mund të llogarisim në mbështetjen e Greqisë për familjen e madhe evropiane, e cila është garantuesja më e mirë për kontinentin tonë, si për paqe e siguri dhe poashtu edhe për demokraci dhe mirëqenie”, ka thënë Kurti.