Tre të dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi kanë organizuar një kryengritje të armatosur brenda burgut të Peqinit.

Raportohet se ka pasur tentativa për të marrë peng punonjësit e kuzhinës, ku edhe punonin disa prej të dënuarve.

Drejt vendngjarjes janë nisur forcat RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Nuk dihet ende se si ka përfunduar arma në duart e të burgosurve.