Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar rezulotën e propozuar nga Këshilli Kombëtar që nuk njeh Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga lideri historik Sali Berisha. Miratohet ndalimi në funksione hierarkike të personave të shpallur non grata, si edhe atyre që kanë patur pozicione të ndryshme gjatë komunizmit.

“Miratohet rezoluta e propozuar nga Këshillit Kombëtar. Rezoluta nuk njeh Kuvendin e 11 dhjetorit. Miratohet Propozimi i kryesisë, ndalimin në hierarkinë e partisë të personave të shpallur non grata dhe me të shkuar në pozicione të ndryshme gjatë regjimit komunist. Miratohet krijimi i strukturës sëre organizative: Aleanca Qytetare për Demokracinë”.

Propozimi i Kryesisë u miratua sot në mënyrë unanime nga delegatët e PD. Po ashtu u miratua edhe vendimi për të ratifikuar rezolutën e Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetorit 2021, që dënonte lëvizjen e Berishës duke e quajtur anti-amerikane. Kuvendi Kombëtar e konsideron nul Kuvendin e Berishës, dhe pa asnjë vlerë politike.