Liga e kombeve ngre sot siparin e edicionit të dytë. Vëmendja kryesore do të jetë në “Mercedez Benz” arena të Shtutgartit aty ku do të vihen përballë dy superfuqitë e futbollit evropian dhe atij botëror, Gjermania dhe Spanja.

Përfaqësuesja gjermane nuk i ka të gjithë futbollistët në dispozicion. Trajneri Lew ka lënë pushim futbollistët që luajnë me Bayernin që kishin një sezon më të gjatë se të tjerët pasi arrin deri në finalen e Champions League.

Teknik gjerman gjithashtu nuk ka grumbulluar as lojtarët e Laipzig që gjithashtu pati një ecuri pozitive në Champions.

Ndërkohë që trajneri Luis Enrique rikthehet sërish në drejtimi e Spanjës pas një shkëputje të skuadër.

Për herë të fundit këto dy skuadra janë ndeshur dy vite më parë në një ndeshje miqësore që u mbyll në barazim 1-1.

Gjermania dhe Spanja ndodhen në grupin e katërt të ligës A së bashku me Ukrainën dhe Zvicrën.