Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi ditën e sotme se niveli i masave që janë deri më tani është i përshtatshëm për të kontrolluar situatën epidemiologjike. Prandaj për këtë arsye ekspertët kanë lënë në fuqi masat që kemi edhe sot.

“Të nderuar qytetarë analiza sugjeron që niveli i masave që janë në fuqi është i përshtatshëm për ta kontrolluar këtë situatë. Pra për momentin do të mbeten në fuqi të njëjtat masat që kemi edhe sot”, tha zv/ministrja Mira Rakacolli.

Por Rakacolli bëri thirrje për respektim të masave dhe për vaksinim. Sipas saj festimet e Vitit të Ri vitin e kaluar jo sipas rekomandimeve sollën raste të shtrimeve të rënda në spital dhe jetë të humbura, prandaj ajo kërkoi përgjegjshmëri.

Ndërkohë shtoi se ora policore do të jetë e njëjtë, por me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve.

“Ora policore do të vazhdojë të mbetet e njëjtë pra 23:00 me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve”, tha Rakacolli.

Po ashtu, zv/ministrja deklaroi se punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare duhet të paraqesin dokumentin e certifikimit ose atë të shërimit më 4 Janar.

“Ju kujtoj që në datën 4 Janar punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave trgetare si një kategori që përbëjnë rrezik për të tjerët do të paraqesin dokumentin e vaksinimit ose certifikatat e shërimit me vlefshmëri deri në 6 muaj pas ditës së shërimit. Kjo certifikatë ka filluar të gjenerohet edhe në sistemin “E-albania”.