Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka komentuar problematikat dhe shqetësimet e hasura gjatë votimit elektronik.

Ndërkohë përfaqësuesja e KQZ, ka sqaruar se mungesa e shenjës së gishtit në votimin biometrik është konstatuar si problem vetëm për moshat e treta, duke shtuar se operatorët kanë respektuar protokollin.

Më tej Celibashi i është përgjigjur deklaratës të PS, lidhur me mosfunksionimin e pajisjes elektronike, pasi iu kërkua që institucioni të kërkojë ndjesë publike qytetarëve, duke thënë se njohin përgjegjësinë.

“Nëse dikush do ta tërheq KQZ në një debat jo produktiv, ne nuk kemi pse ta bëjmë, nëse ajo çfarë klasifikohet si parregullsi apo problematik në lidhje me funksionimin e pajisjeve të identifikimit, ka cenuar votën e një votuesi, ne ju themi që njohim përgjegjësinë dhe nëse kjo ka ndikuar tek ata edhe ndjesën e kemi kërkuar, nuk e di nëse dikush tjetër kërkon më shumë se kaq. Çfarë do duhet të ishte bërë ndryshe?”, tha Celibashi.