Është mbyllur zyrtarisht votimi për zgjedhjet lokale 2023 në vendin tonë.

Ora 19:00 shënon mbylljen zyrtare të votimit, por në disa qendra votimi ende vijon procesi, për shkak se ka ende qytetarë që kanë qenë në radhë.

Deri në orën 18:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ka qenë 36.39 % në rang vendi.

Konkretisht votimi është mbyllur në: Durrës, Krujë, Fier, Gjirokastër, Vlorë, Berat, Himarë, Korçë, Kamzë, Vorë.