Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi pas komenteve që Partia Demokratike i bëri shpalljes së koalicionit mes Komisionit të Rithemelimit dhe LSI për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Pasi Sali Berisha prezantoi kandidatët e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet e pjesshme vendore, Partia Demokratike reagoi duke e quajtur koalicionin e paralajmëruar Berisha me LSI dhe parti të tjera, si koalicion “non grata”.

“I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfe në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë”, thuhet në reagimin e LSI që në këtë mënyrë ka konfirmuar edhe zyrtarisht koalicionin me Berishën.