Nga Hajro Çini

 

Si çdo luftë edhe kjo në Ukrainë është shkatërruese, ashtu siç ishin “ndërrimi i regjimeve” në Siri, Libi, Jemen, në Afghanistan apo kudo.
Dukshëm bota nuk mund të qëndrojë gjatë në paqe.
Përmasat e luftrave dhe shkatërrimet që ato sjellin, janë rritur shumë që nga fillimshekulli XX kur u shuan 4 perandoritë më të mëdha të rruzullit, disa nga ato shumë shekullore, Rajhu i Dytë, Austro-Hungaria, Rusia Cariste dhe Perandoria Osmane.
Unë besoj se ideatorët e shkatërrimit të të ashtuquajturit rend i vjetër dhe zëvëndësimit të tij me një Rend të Ri Botëror, e kanë zanafillën diku nga fundi i shekullit XIX.
Rënia e Perandorisë Osmane dhe ngritja e asaj Ruse, sipas shkollarit dhe historianit Britanik Lord Kinross, bëri që një pjesë e lashtë e Evropës – Gadishulli Ilirik – që nuk kishte krijuar probleme për më shumë se 20 shekuj, të kthehej në “Fuçi Baruti”.
Në këtë gadishull kanë filluar të dy luftrat botërore. E para më incidentin e Sarajevës dhe e dyta me pushtimin e paprovokuar të Shqipërisë nga Italia më 7 prill 1939, pavarësisht se zyrtarisht u njoh 1 shtatori 1939.
Lufta e Parë ishte një luftë evropiane, ku fuqitë kontinentale ishin ndarë në dy grupe kryesore:
Shtetet Gjermanike, Gjermani, Austro-Hungari, dhe ata që kishin interesa të ngjashme, Bullgaria, Perandoria Osmane ishin në njërin krah dhe Rusia Cariste, Franca, Britania e Madhe në krahun tjetër.
Deri në 1916, dukej se fitorja po i buzëqeshte aleancës Gjermaniko-Osmane. Franca ishte nëpërkëmbur totalisht nga ushtria gjermane, po ashtu edhe Rusia e cila me ndihmën e të dërguarit të spiunazhit të Gjermanisë, Leninit, u shkërmoq dhe u detyrua të firmosë Paqen e Brest-Litovskit, që ishte 100% e asaj që kishte diktuar Gjermania. Britania mezi po priste një ofertë nga Gjermania sa për të ruajtur fytyrën dhe ishte e gatshme që ta pranonte, natyrisht jo aq poshtëruese sa ajo që pranoi Rusia. Për Francën as që bëhej fjalë dhe sipas presidentit Trump, po të mos kishte ndërhyrë USA, në Paris sot do të flitej gjermanisht.
Deri në fund të vitit 1916, Zionizmi ishte totalisht në krah të aleancës Osmano-Gjermane, por pasi njerëzit e tyre morën pushtetin në Rusi, ndërruan krahë.
USA ishte neutrale dhe Kongresi me shumicë republikane, ishte totalisht kundër përfshirjes së USA-s në kontinentin plak, apo në atë luftë. Ndërkohë që familja Rothchild solli përfaqësuesin e saj të takohej me Presidentin Wilson, ta korruptonte atë, dhe atij iu desh vetëm 3 muaj propragandë efiçente dhe intensive ta fusë USA-n në luftë.
Hyrja e USA-s bindi Gjermaninë të ulë armët. Ajo që ndodhi më pas më 1919, në Paris, përgatiti atë që ndodhi më 1939. Edhe përfundimi i të dytës solli përsëri USA-n dhe aleatët e saj fitues dhe Gjermaninë humbëse.
Mirëpo gjeopolitika ka ndryshuar shumë. Rënia e Traktatit të Varshavës, si dhe anëtarësimi i ish-anëtarëve të këtij pakti në NATO, gjendja e paqëndrueshme dhe e tensionuar në Lindjen e Mesme, dështimet ushtarake, politike apo diplomatike të njëpasnjëshme të USA-s në Azi, dështimi në luftën për zhdukjen e Islamit, rritja e Kinës, e ka detyruar USA-n të ndërrojë strategji.
Unë besoj se USA e provokoi qëllimisht Rusinë në Ukrainë, shtet që për 20 e ca vjet, grupimet antagoniste, korrupsioni galopant që mbolli Soros dhe Perëndimi, e shndërruan nga fuqia e tretë bërthamore e botës në një kafshatë, në dukje të lehtë, për t’u përtypur.
Me vendosjen e Biden në Shtëpinë e Bardhë, e nxitën Putinin që ai të ndërmarë një luftë të dënueshme.
I mjaftuan Putinit vetëm 6 ditë për të bashkuar në mënyrë të plotë Perëndimin, që ky i fundit t’i lutet Gjermanisë të ngrejë një ushtri të madhe, të bëjë 2/3 e vëndeve të OKB-së të dënojnë Rusinë dhe, sipas Talebit, ta reduktojë ekonominë e Rusisë nga sa ajo e Spanjës, në madhësinë e asaj të Portugalisë.
Unë besoj që, nëse nuk shkon në luftë bërthamore (dhe i lutem Zotit që të mos ndodhë), ku e ardhmja e njerëzimit vihet seriozisht në pikëpyetje për ekzistencë, Rusia do ta humbë turpshëm luftën.
Të gjithë shtetet ish-sovjetikë, me pak përjashtime, do të anëtarësohen në NATO. Rusia do reduktohet edhe si fuqi ushtarake dhe do mbetet totalisht e izoluar në pjesën europiane të saj.
Lufta në Ukrainë është vazhdin i asaj që BRSS bëri në Afganistán më 1979.
Në Afganistán, Kremlini hyri si superfuqi, që kishte rreth vetes shumë shtete sovjetike të inkuadruar në BRSS, kishte shumë shtete të Europës Lindore të inkuadruar në Traktatin e Varshavës, por kur doli nga Afganistani jo fituese, Traktai i Varshavës u shpërbë, dhe fill pas tij u shkri edhe vetë BRSS. Në Ukrainë është pjesa e dytë e skenarit. Pas humbjes atje, vetë Federata Ruse do të djekë shembullin e BRSS-së, dhe nga ajo do të dalin më shumë se 10 shtete të reja.
Shtetet turk-folëse do të krijojnë një grup shumë të fuqishëm nga Turqia e deri ne kufi me Kinën dhe ky grupim do të jetë në aleancë me USA-n, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë. Influenca ndërkombëtare e Francës do të zvogëlohet bindshëm dhe konfrontimi i radhës do të jetë, USA-Gjermani-Angli-Turqi-Japoni-Australi dhe vendet me interesa të ngjashme me këto fuqi, nga njëra anë, dhe Kina e vetme përballë tyre.
Rënia e influencës ruse dhe franceze në botë do të ulë ndjeshëm rrezikun serb në Ballkan, deri në të të pallogaritshëm dhe kombi ynë më në fund do të marrë frymë lirisht.