Si Rusia, edhe aleatja e saj Bjellorusia, ka shpallur një listë të vendeve armike, ku në të përfshihet dhe Shqipëria.

Vendi që udhëhiqet nga Lukashenko, përveç BE-së, konsideron armike dhe 12 shtete të tjera – SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Australi, Kanada, Norvegji, Zelanda e Re, Shqipëria, Islanda, Maqedonia e Veriut, Lihtenshtajni, Mali i Zi dhe Zvicra.

Siç mund të kuptohet, ky është thjesht një “gjest i fotokopjuar” rus, pasi vetëm BE ka patur përplasje me Minskun zyrtar dhe jo vetëm për shkak të Rusisë, por edhe për protestat antiqeveritare pas fitores së radhës nga Lukashenko.

Kujtojmë se atë kohë, Shqipëria mbante kryesimin e OSBE dhe Rama tentoi një takim me Lukashenkon, por nuk mori përgjigje pozitive.