Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë mesditën e kësaj të dielë ku për pasojë ka ndërruar jetë një vajzë 10 vjeçe.

Policia njoftoi se e mitura u përplas nga një makinë në rrugën “Njazi Meka”.

Ajo u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve dhe ndërroi jetë aty. Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.