Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Shqipëri 38 400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca.

Sipas kryeministrit Edi Rama, “nesër do të nisë nëpër shkolla vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve”.

“Së shpejti, presim një tjetër sasi vaksinash, shpresojmë më të konsiderueshme”, shtoi kreu i qeverisë.

“Ideja është që të kemi një vaksinim intensiv, për të thyer zinxhirin e infektimeve dhe për të lehtësuar sa më shumë situatën”, theksoi Rama.