Gazetari dhe publicisti i njohur Nebil Çika është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeçare. Lajmin e kanë njoftuar familjarët përmes një postimi në rrjete sociale. Ende nuk dihet shkaku i ndarjes së parakohshme nga jeta. Kujtojmë që prej vitesh, Çika ka mbajtur postin e ish kreut të të përndjekurve politikë.

“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje te madhe ju lajmërojnë qe u nda nga jeta babai jone i dashur Nebil Cika. Pritjet behen pranë ambienteve te Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas ores 09:00. Varrimi ne oren 14:00 ne varrezat e Tufines. Sheriare, Gazmir dhe Fatjon Cika”, njoftojnë familjarët.