Një bombul gazi ka shpërthyen në orët e para të kësaj të enjte në banesën e një çifti të moshuarish teksa po pinin kafenë e mëngjesit.

Shpërthen një bombul gazi në katin e pestë të një pallati në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr 5 ku fatmirësisht nuk ka të plagosur. Për pasojë shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta materiale ku dritarja e banesës nga kati i pestë ka fluturuar poshtë në tokë duke rrezikuar jetë njerëzish.

Kjo rrugë është një nga më të populluarat dhe me numrin më të madh të qytetarëve gjatë orëve të mëngjesit. Policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje për hetimet përkatëse