Pandemia në Shtetet e Bashkuara ka marrë deri tani afro 530,000 njerëz dhe ekonomia e parë në botë ka rënë me 3.5 përqind vitin e kaluar, viti më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se dëshiron të blejë 100 milion doza shtesë të vaksinës Johnson & Johnson, e cila do të dyfishonte numrin e dozave që Shtetet e Bashkuara porositën nga kjo kompani farmaceutike.

Në videon “Varet nga Ju”, ish-Presidentët e SHBA Jimmy Carter, George W. Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama u bënë thirrje të gjithë amerikanëve që të vaksinohen të enjten në mëngjes.

Ndërsa ish-Presidenti Donald Trump, nga klubi i tij Mar-a-Lago në Florida foli me një ton krejt tjetër.

“Shpresoj se të gjithë amerikanët do ta kujtojnë kur marrin vaksinat COVID-19, se nuk do të kishin marrë atë injeksion të mrekullueshëm për të paktën 5 vjet po të mos isha unë president”, shkroi ai në një mesazh të shkurtër.

“Shpresoj që të gjithë do ta kujtojnë”, përsëriti Trump. Ai nuk e ka përjashtuar kandidimin përsëri në 2024.