Mbi 5 mijë persona janë evakuuar nga qyteti verilindor i Sumy, prej ditësh i vënë në shënjestër të bombardimeve të rënda nga ushtria ruse. Qytetarët u transportuan me autobusë drejt qytetit të Poltavas, pasi Moska pranoi të ndalte luftimet.

Në një njoftim ditën e mërkurë, Moska thotë se korridori humanitar do të jetë i hapur edhe gjatë ditë së sotme.

Sipas deklaratës, qytetarët do të kenë mundësinë të largohen edhe nga Kievi, Chernihev, Kharkiv dhe Mariupol, ku janë organizuar gjithashtu korridore humanitare.

Përpjekjet për armëpushim në Mariupol, një tjetër qytet që po ndjen furinë e agresionit rus, kanë dështuar gjatë ditëve të fundit.

Moska është akuzuar se ka bombarduar itinerarin e evakuimit ku do të kalonin qytetarët.