Rreth 16% të aplikimeve për kredi janë refuzuar nga bankat gjatë gjysmës së parë të këtij viti. (Imazh ilustrues).

Rreth 16% të aplikimeve për kredi janë refuzuar nga bankat gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Të dhënat historike të Bankës së Shqipërisë na tregojnë se masa e refuzimit ka rënë për të gjitha llojet e klientëve.

Ky është një sinjal i mirë nëse do të shikohet pas në kohë kur që nga gjysma e dytë e vitit 2017, përqindja e refuzimit të kredive kishte qenë në rritje.

Më skeptiket, janë bankat e huaja. Ato gjatë gjysmës së parë të këtij viti refuzuan 21,1 % të kërkesave për kredi . Çka është një shifër më e lartë se mesatarja.

Por banka me kapital vendas kanë qenë më “liberale” ato kanë refuzuar vetëm 8.3% të kërkesave, gati dy herë më poshtë se mesatarja.

Refuzimi kaq dispropocional mes bankave të huaja dhe atyre vendase në Shqipëri mbetet ende e pashpjegueshëm zyrtarisht nga BSH.

Nga ana tjetër vërehet se gjatë gjashtëmujorit të parë 2021, ka pasur gjithsej 67 mijë aplikime për kredi ose 21% më pak se e e njëjta periudhë pararendëse.

Kjo rënie ka ardhur nga kategoria “ndërmarrje të vogla dhe të mesme” dhe “ndërmarrje të tjera” dhe nuk është bërë e mundur të rikuperohet as nga rritja e kërkesë së individëve për kredi.

Në përgjithësi ka rritje të kërkesës së individë të cilët zunë 93 përqind të aplikimeve dhe një kërkesë e moderuar nga biznesi.