Ambasadori i BE, Luigi Soreca i drejtoi një mesazh politikës shqiptare përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Shqipëria vazhdoi të bëjë përparim dhe marsin e kaluar bëri një hap të madh me BE kur vendosi të hapë negociatat e pranimit.

Tani Shqipëria është afër përmbushjes së kushteve të kërkuara.

Në këtë moment kritik, të gjitha palët politike duhet të investojnë në ndërtimin e konsensusit të domosdoshëm politik, dhe të gjitha institucionet e pavarura duhet të japin rezultatet e nevojshme, për të ndjekur objektivin e përgjithshëm që ata ndajnë.

Kjo është ajo që dëshirojnë më shumë se 90% e popullit shqiptar”, thotë Soreca.