(Disa të vërteta të mbuluara për sterilizimin, roli i Ogerta Manastirliut si zbatuese e kontratës dhe urdhi i Erion Manohasës së FSDKSH që rriti koston. Pse nuk funsionoi centrali i sterilizimit të Berishës 2009-2013?)

Nga Adriatik Doçi

I njëjti grup mediatik që i doli në mbrojtje Arben Ahmetajt, me dyshen Berisha-Meta në krye, i është sulur prokurorit të SPAK-ut, Edvin Kodindi duke e akuzuar se nuk e ka hetuar si duhet dosjen e sterilizimit dhe se ka amnistuar Ilir Beqajn, duke bërë një paralelizëm me Arben Ahmetajn, i cili u godit nga SPAK si pronari dhe koka e inceneratorëve, pasi unë e kallëzova në shkurt 2023, sepse prokurori Klodian Braho i kishte fshehur provat që në prill 2022.

Publiku meriton të dijë të vërtetën e plotë, të dallojë faktet nga mjegulla politike, nga intrigat, gjysmë të vërtetat dhe baltosja.

Gjatë këtyre ditëve, kam shqyrtuar dokumente, rrethana, lëvizje, deklarata etj., duke nxjerrë në pah disa të vërteta rreth kësaj çështje, disa nga të cilat mund të dihen, por mbulohen dhe me gjysmë të vërteta për qëllime të caktuara.

1. Deri më sot, hetimet e SPAK nuk kanë indentifikuar ndonjë përfitim të paligjshëm nga Ilir Beqaj nga komcensioni i sterilizimit, çka do ta vishte ish ministrin me përgjegjësi penale. Nëse do të zbulohet, atëherë Kondilit duhet t’i kërkohet ‘llogari’ për të zbatuar standardin si Altin Dumani me Ahmetajn. SPAK, përmes një hetimi si të FBI, zbuloi se Ahmetaj ishte pronari faktik i inceneratorëve dhe Klodin Zoto bankomati i tij. Zbuloi afera korruptive, fshehje të dy vilave, pastrim parash dhe një aktivitet të paligjshëm 20-vjeçar. Si mund të krahasohen dy rastet? Si mund të shantazhohet një prokuror për të arrestuar një ish ministër pa prova, pasi kështu duan Arben Ahmetaj, Ilir Meta dhe Sali Berisha? Edhe unë kam dyshime të forta për Ilir Beqaj, por drejtësia nuk vepron me dyshime, por me prova që krijojnë dyshime të arsyeshme. Nëse ndonjë gazetar ka prova që Edvin Kondili ka fshehur ndonjë provë për Beqaj, pse nuk e denoncon?

3. Gjyqtari Erion Bani ishte gjyqtar për vlerësimin e masave të sigurisë. Për vlerësimin e kushteve dhe rrethanave nëse një i dyshuar duhet të qëndrojë në burg, shtëpi, detyrim paraqitje apo gjendje të lirë. Kaq. Udhëzimet e tij për të hetuar ish ministra, për anulim të koncensionit, për hetime pasurore, aludime, insinuata, deklarata për media e etj., janë cënim i besimit tek drejtësia, shpërdorim detyre, jashtë kompetencave, abuzim me pozitën etj. Kjo lajthitje duhet të jetë objekt procedimi disiplinor nga ILD-ja, aq më tepër kur gjyqtari është shprehur më parë për një ish ministër se duhet të qëndrojë në burg për të përmirësuar imazhin e drejtësisë.

3. Pavarësisht se fituesi i koncensionit të sterilizimit mund të jetë diktuar, ashtu si fituesit e komcensionit të laboratorëve, hamodializës dhe check-up-it, ky koncension është zhvilluar një përmes tenderit dhe ajo që është më e rëndësishmja është fakti se shërbimi ekziston, është kryer dhe po kryhet. Paracaktimi mund të bëhet për qëllim përfitimi dhe të implikuarit po indentifikohen dhe ndëshkohen. Por, kemi një tender dhe një shërbim real.

4. A është abuzuar gjatë zbatimit të kontratës? Po, ka evidenca. Po kush është përgjegjës për zbatimin e kontratës? Është Ministia e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Kush janë zyrtarët që kanë drejtuar Ministrinë dhe FSDKSH?
Nga verifikimet rezulton se Ilir Beqaj është larguar si ministër pasi janë kryer rreth 4 mijë operacione, ku pajisjet kirurgjikale janë ofruar nga koncensionari. Deri më sot janë kryer mbi 400 mijë operacione. Gjatë kësaj perjudhe në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ka qenë Ogerta Manastirliu, e cila ka drejtuar edhe FSDKSH për dy vite.

5. Ogerta Manastirliu është përgjegjësja kryesore për zbatimin e kontratës. Atëherë pse anashkalohet roli i Manastirliut në këtë proces? A po luan ministërja si Arben Ahmetajt? Pse publikoi dhe zhduku një status para disa ditësh në rrjetin social Facebook?!

6. Është e faktuar rritja e kostos në vitin 2018 në mënyrë të dyshimtë, ku Ogeta Manastirliu kishte edhe ‘gurin dhe arrën’ në dorë për të kontrolluar zbatimin e kontratës. Po çfarë ka ndodhur?

Në mars të vitit 2017, kreu i FSDKSH, Erion Manohasa, firmosi një urdhër ku paketimi pajisjeve me vlerë 140 mijë lekë përdorej edhe për të hequr penjët, për të mjekuar një gisht, hequr një fasho. Më par për këtë shërbime përorej një paketim me vlerë 3 mijë lekë të vjetra. Ky urdhër absurd dhe me hije korrupsioni qëndroi në fuqi për 18 muaj. Për mijëra shërbime të dorë së fundit, si për të ndërruar një palgë, heur një fasho, mjekuar një plagë etj., përdorej seti i pajisjeve 140 mijë lekë si të ishte operacion. Përdorej e njëjta paketë si për një operacion të mirëfilltë, ashtu për të hequr penjtë. Pse nuk ekpozohen në publik përgjegjësit për këtë urdhër që çoi në rritjen e kostos?

7. Kontrata për centralin e sterilizimit në QSUT është lidhur në shtator 2009. Pse ky central nuk u vendos në punë për katër vite me radhë? Kush i pengoi Petrit Vasilin, Metën dhe Berishën të vinin në funksion centralin me vlerë 1.5 milionë euro? Çfarë sugjerimesh kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë?! Pse i fshehin letrat? Çfarë sterilizimi bëhej deri në vitin 2013, që flet sot Sali Berisha?

(Meqë ra fjala tek Berisha, këto do jenë ditë e fundit që do flasë për sterilizimin. Arsyeja? Një pjesë të parave të sterilizimit i ka marrë Klodian Allajbeu, përmes gruas së tij Iris Allajbeu si nënkontratore me kompaninë Med-Rad. Pararë shkojnë në Holandë. Qarkullohen me kompanitë Arimo dhe Agromak. Vijnë në Gërdec dhr bashkohen me kompaninë Logal të Shkëlzen Berishës. Allajbeu, si mbulesë e pastrimit të parave të Shkëlzenit me fabrikën e boronicave në Gërdec).

8. Në qershor 2013, ISHP i shkruan Halim Kosovës, në atë kohë Ministër Shëndetësie, se kardiokirurgjia, e vemtja në Shqiperi duhet mbyllur për 10 ditë se është me infelsion. Gjithashtu duhej mbyllur edhe klinika nr 3 kirurgjisë. Sallat ss nuk lajeshin as nuk pastroheshin. Pse duhej të mbyllur kardiokirurgjia kur Berisha kishte centralin e sterilizimit në QSUT?!

9. Është fakt që në dispozicion të kompanisë janë vënë ambiente publike. Po a nuk ka ndodhur kështu me check up-in dhe laboratorët? Kompania nuk po bën biznes, por po ofron një shërbim me para publike dhe në spitale publike.

10. Nuk theksohet fakti që nga konce sionari janë sjellë 140 mijë instrumente për ndërhyrjet kirugjikale dhe shërbimi mbulohet në të gjithë Shqipërinë.