Presidenti Meta akuzon kryeministrin Rama për fushatën zgjedhore pasi sipas tij kryebashkiakëve u janë vënë kuota për sa vota duhen.

Gjatë një interviste për “Fax News” Meta u shpreh se qeveria ka dalë jashtë shinave kushtetuese ndërsa me afrimin e zgjedhjeve po bëhet fushatë dhe presione në administratën publike.

“Jemi dëshmitarë të një fushate të turpshme, që nuk ndodh në asnjë vend tjetër, ndoshta në ndonjë vend të humbur afrikan, ku Kryeministri u kërkon hapur kryetarëve të Bashkive, u vendos kuota, sesa vota i duhen për partinë e tij. Ndërkohë, që mund t’u kërkonte dhe duhet t’u kërkojë llogari, për të përmirësuar shërbimet publike ndaj qytetarëve, ndaj komuniteteve për të cilat ata janë zgjedhur. Shohim një fushatë të shfrenuar në administratën publike, me presione primitive dhe që sigurisht nuk do të kenë asnjë sukses.”, u shpreh Meta.