Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është duke u hetuar për dy vepra penale nga ana e SPAK.

Sipas Ora Neës, ai po hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv” sipas nenit 259 të Kodit Penal dhe veprën penale e “falsifikimit të formularëve” sipas nenit 190 të Kodit Penal.

Sipas burimeve nga SPAK bëhet fjalë për pasqyruar burimet financiare të depozituara në KQZ për lobim e shpenzime elektorale për efekt të lobimi në ShBA.

Hetimi për Metën ka nisur për shkak të një kallëzimi të bërë në qershor nga ish-deputeti Halit Valteri, i cili kallëzoi edhe bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi duke pretenduar se personat e denoncuar prej tij duhet të akuzohen për pastrim parash dhe korrupsion ndërsa ka akuzuar edhe institucionet shtetërore për mosveprim.

Vetë Meta reagoi ditën e djeshme duke e quajtur SPAK-un si një institucion të kapur nga mafia e inceneratorëve.