Tashmë është kthyer në një luftë të vërtetë virtuale përballja mes kryeministrit Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Më herët kreu i qeverisë i bëri thirrje presidentit të qëndrojë në lartësinë e detyrë dhe të mos krijojë ndasi për interesa personale.

Ndërkohë që kreu i shtetit vijon të sfidojë Edi Ramën për një përballje televizive mes të dyve.

“Nuk më ke treguar akoma në cilën studio televizive do sqarohemi ballë për ballë! Mezi po të pres o trendi buburrec”, shkruan presidenti në postimin e fundit.