Presidenti Ilir Meta ka reaguar për rritjen e çmimit të naftës duke kërkuar t’i jepet fund menjëherë abuzimit.

Përmes një statusi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Meta sjell të dhënat e “Global Petrol Price” që sipas tij tregojnë se nafta në Shqipëri është më e shtrenjtë se në të gjitha vendet e rajonit.

“Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.

Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se:

-Në Slloveni 1.75 USD/litër

-Në Kroaci 1.65 USD/litër

-Në Rumani 1.6 USD/litër

-Në Serbi 1.57 USD/litër

-Në Bullgari 1.55 USD/litër

Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!

Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!”, shkruan Meta.