Julian Nagelsman është trajneri i parë në historinë e Champions që arrin të shkojë në gjysmëfinale në moshën 33-vjeçare. Ai ka arritur në këtë sezon të mundë me Leipzig skuadra që janë drejtuar nga trajnerë të mëdhenj, siç janë Jose Mourinho (Totenhem) dhe Diego Simeone (Atletiko Madrid). Tani ai do të përballet në gjysmëfinale me bashkëkombësin e tij, Thomas Tuchel, që drejton skuadrën e Parisit. Por kush është trajneri gjerman që po habit botën e futbollit?

1. Nagelsmann është një trajner rekordesh që tani. Në moshën 28 vjeçare ka zëvendësuar Huub  Stevens te Hoffenheim dhe është bërë trajneri më i ri i kampionatit gjerman. Në moshën 33 vjeçare është bërë trajneri më i ri që do të luajë një gjysmëfinale të Champions League në historinë e kompeticionit.

2. Ëndërronte të bëhej qendërmbrojtës. Dëshironte të ishte si John Terry i Chelsea-t, për këtë arsye në stërvitje e thërrisnin Johnny. Në moshën 20 vjeçare u detyrua të hiqte dorë nga futbolli i luajtur për shkak të një dëmtimi në kavilje.