Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeku i njohur Sabit Brokaj.

Profesor Sabit Brokaj ka ndërruar jetë në banesën e tij në rrugën Sami Frashëri në Tiranë, pas një ataku kardiak.

Ai ka qenë Ministër i Shëndetësisë i Shqipërisë në vitin 1991 si dhe Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë gjatë viteve 1997-1999.

Sabit Brokaj lindi në 7 janar 1942 në Vlorë.

Miq dhe të afërm kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

“Njeriu dhe politikani patriot, deputet i vlerave te medha ne sherbim te popullit, minister i paperlyer ne korrupsion, mjek i shkelqyer dhe human, mik i vyer dhe i dashur! I dashur SABIT, harrimi nuk do ta
prek emrin tend” – shkruan ish-deputeti Namik Dokle.